Stërvitjet e Dynamic Mariner/Mavi Balina po kryhen nga baza detare Aksaz e Marinës Turke, Marmara

NATO mbush Mesdheun me anije dhe nëndetëse! Dy 'rivalet', Turqia dhe Greqia bashkohen për stërvitjen më të madhe detare të Aleancës

13 Shtator 2022, 18:33| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 18:54

  • Share

Pas një 'lufte fjalësh' në përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet në Detin Egje dhe Mesdhe, të dy vendet u bënë bashkë këtë të martën për të marrë pjesë në një stërvitje detare vjetore të NATO-s.

Fqinjët dhe 'rivalët historikë' rajonalë janë në mesin e 12 anëtarëve të Aleancës që marrin pjesë në "Dynamic Mariner-Mavi Balina 22" në brigjet perëndimore të Turqisë.

NATO njoftoi fillimin e stërvitjes së përbashkët më 11 shtator nga baza detare Aksaz pranë resorit mesdhetar Marmaris, e cila do të zgjasin deri më 22 shtator.

"Dynamic Mariner është një stërvitje detare tepër e rëndësishme në shkallë të gjerë," tha zëvendësadmirali francez Didier Piaton, zëvendëskomandant i Komandës Detare Aleate të NATO-s. Ngjarja e këtij viti përfshin më shumë asete se kurrë më parë, duke lehtësuar ndërveprimin në rritje midis kombeve tona dhe duke rritur gatishmërinë operacionale. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me Turqinë dhe aleatët dhe partnerët e tjerë për të penguar agresionin dhe për të mbrojtur aleancën.”, njoftoi Aleanca.

Rreth 1500 marina dhe personel nga 12 vende të NATO-s së bashku me 50 njësi sipërfaqësore, 5 nëndetëse dhe 5 mjete ajrore po marrin pjesë në stërvitje.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë janë përkeqësuar kohët e fundit, kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha një deklaratë se Turqia mund të "vijë krejt papritur një natë  në përgjigje të kërcënimeve të perceptuara greke."

Fqinjët kanë mosmarrëveshje dekadash mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në Egje dhe Mesdhe dhe mosmarrëveshjet mbi kufijtë e hapësirës ajrore. 

Ankaraja pretendon se Greqia po shkel marrëveshjet ndërkombëtare duke militarizuar ishujt afër vijës së saj bregdetare, duke argumentuar se sovraniteti grek mund të kundërshtohet nëse shkeljet e supozuara vazhdojnë. Ajo ka akuzuar gjithashtu mbrojtjen ajrore greke për bllokim të avionëve luftarakë turq gjatë stërvitjeve të NATO-s.

Greqia është ankuar për "retorikën e Turqisë në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara". Athina thotë se duhet të mbrojë ishujt e saj lindorë kundër fqinjit të saj më të madh dhe më të fortë ushtarakisht. Ajo ka akuzuar gjithashtu ushtrinë e Turqisë për shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore dhe ujërave greke./AP

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?