NATO i përgjigjet thirrjeve polake për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

25 Nëntor 2022, 11:27| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 11:24

  • Share

1669371828_ue.PNG

Ditën e djeshme Polonia kishte refuzuar ofertën e sistemeve të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, pasi një predhë e humbur vrau dy persona kur u ul pranë kufirit me Ukrainën. 

Polonia tha se sistemi i mbrojtjes do të dërgohej më së miri në Ukrainë, por Gjermania tha se ky do të ishte një proces shumë më i ndërlikuar, raportojnë mediat e huaja.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, tha se përdorimi i sistemeve të NATO-s jashtë territorit të saj duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.

“Këto Patriotë [sisteme të mbrojtjes ajrore] janë pjesë e një mbrojtjeje ajrore të integruar të NATO-s, domethënë janë të destinuara për territorin e NATO-s. Nëse ato përdoren jashtë zonës së NATO-s, atëherë duhet të bihet dakord paraprakisht me NATO-n dhe me aleatët”, tha ministri. 

Megjithatë, NATO nuk dukej e prirur të përfshihej në këtë çështje. 

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se vendimi nëse do të dërgohen njësitë e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë varet nga kombet specifike. 

Ai tha se këto ishin vendime kombëtare, megjithëse shtoi se rregullimet ndonjëherë nënkuptojnë se kërkohen konsultime me aleatët e tjerë. 


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?