Hoteli ku qëndron Barcelona

Natë 'e zjarrtë' në Paris, fansat e PSG-së lënë pa gjumë lojtarët e Barcelonës (VIDEO)

10 Prill, 18:18
  • Share

Futbolli është më shumë se një lojë 90 minuta ose më shumë në fushë. Një gjë të tillë na e risjellin në mendje tifozët e PSG-së, të cilët e kanë gdhirë dhe kanë dashur të "dobësojnë" rivalët e Barcelonës.

PSG - Barcelona luajnë sot në 21:00 në "Parkun e Princave" për çerekfinalet e Champions League. Miqtë nga Spanja ishin qysh dje në Qytetin e Dashurisë, teksa nuk kanë mundur të kalojnë një mbrëmje të qetë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grup i ultrasve të PSG kanë shkuar para hotelit ku qëndron Barcelona dhe kanë hedhur fishekzjarre, si dhe kanë brohoritur në kor, dukshëm për të prishur qetësinë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?