‘Nata’, Preç Zogaj dhe fuqia transformuese e letërsisë! Romani i ri, frymëzim që lindi nga realiteti vendas

11 Nëntor 2023, 17:51| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 18:41

  • Share

E shqetëson realiteti Preç Zogajn, në një Shqipëri ku ende në rrjedhën e jetës së një individi, zëri moralist i shoqërisë mund të jetë imponues, e për pasojë destruktiv. Ngjarjet e romanit të tij më të fundit “Nata”, që u diskutuan këtë fundjavë gjatë promovimit në Qendrën e Artit “Agimi” shohin figurën femërore, si prenë e parë të mendësisë maskiliste, emancipimit të keqkuptuar, materializmit.

Fatet e tri motrave, janë të shënuara nga vdekja tragjike, për të cilën autori përmes protagonistëve heton sa në brendi të personazheve aq në shoqërinë kaotike e realitetin e akullt, ndonëse siç thotë ‘vrasja fillon gjithmonë më herët se kur ndodh”. Letërsia në këtë rast rrëfen, duke nxitur natyrshëm reflektimin për ndryshim të mentalitetit.

S’mbetet tjetër kur i falesh territ, veç pendesës e pamundësisë për t’u kthyer pas. Hekurat fizikë dhembin pak ndaj torturës shpirtërore dhe dy syve të pafajshëm, dritën e të cilëve  ndodh ta shuajë, kush duhet të ish bërë mburojë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 11/11/2023 19:24

    Si tha miku: spiun kam qen po keq kujt si kam ba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?