‘Nata më speciale’, Publikoi foto dhe u zbulua identiteti i saj, reagon Stresi: E kam shoqe, jam beqar

9 Shtator 2023, 09:20| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 09:21

  • Share

Stresi është një reper shumë i dashur për publikun shqiptar, i cili disa ditë më parë publikoi një foto krah një vajze, i cili kishte mbështetur kokën në qafën e saj teksa i mbante dorën.

Nga tatuazhi i vajzës në fjalë, pak orë më vonë identiteti i saj u mësua dhe u bë publik.

Vajza u identifikua si Erzenida dhe vetëm pak javë më parë kishte festuar 18 vjetorin e lindjes.

Së fundmi, pas lajmeve të shumta ai ka reaguar përmes një videoje duke e mohuar se ishte në një romancë.

Në video ai tha se ata kanë vetëm shoqëri mes njëri-tjetrit dhe se është beqar.

“Beqar më keni. Beqar do më keni dhe për pak kohë, por nuk është mirë të nxirrni gjëra të pavërteta sepse nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe”, tha Stresi.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?