Foto nga nata finale e 'Sanremo'-s

Nata finale e 'Sanremo'-s/ Kush do ta përfaqësojë Italinë në Eurovizion? (VIDEO)

9 Shkurt 2020, 15:36| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 15:48

  • Share

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e eventit muzikor më të famshëm në Itali, "Sanremo".

Çmimi i parë në “Sanremo 2020” u rrëmbye nga kantautori Diodato me këngën “Fai Rumore” , që në gjuhën shqipe u përkthehet “Bëj zhurmë”.

Fituesi Diodato

Diodato, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision fitoi gjithashtu çmimin e Kritikës dhe çmimin ”Lucio Dalla”.

Vendin e dytë e mori Francesco Gabbani dhe në vend të tretë Pinguini Tattici Nucleari.

Një vit më parë, Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.

Amadeus nuk e humbi bastin në finalen e Sanremos dhe erdhi në skenë si Maria De Filippi.

Moderatori i famshëm i veshur me një  paruke bionde,  zbriti shkallët e teatrit Ariston për të imituar moderatoren e “C’è posta per te”.

Kujtojmë që në një nga mbrëmjet edhe Fiorello imitioi Maria De Filippi duke krijuar një atmosferë shumë argëtuese në skenë.

Komento

Komente

  • Fredi Bejko: 10/02/2020 06:43

    alketa vejsiu ka per ta prezantuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?