‘Nata e Skënderbeut’, grupi i pleqve të Krujës këngë e valle në Pallatin e Kulturës! Të ftuar edhe figura nga Kosova

28 Nëntor 2023, 10:48| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 11:19

  • Share

U zhvillua mbrëmë në ambientet e pallatit të kulturës në Krujë aktiviteti me titull ‘Nata e Skënderbeut’, ku morën pjesë shumë personazhe nga Shqipëria dhe Kosova nga fusha te ndryshme të artit, politikës, historisë.

Të ftuarit u pritën nga deputeti socialist, Denis Deliu i cili ishte dhe organizator i kësaj nate të bukur krutane.

Te ftuarit u përshëndeten nga deputetet e zonës, shkrimtare, studiues, ushtarak, si dhe nga prefekti i cili iu transmetoi krutanëve fjalën e kryeministrit.

Gjithashtu të ftuar ishin dhe Ganimete Mysliu, deputete e figura te ndryshme nga Kosova e treva të tjera si dhe drejtues ushtarak si Bardhyl Kollçaku.

Gjithashtu ky eveniment qe mjaft i pasur me këngë, valle, interpretime të ndryshme nga grupi i pleqve të Krujës, këngëtare të ndryshëm si dhe nga grupi i valltarëve të kësaj qendre.

Me pas në orën 24:00 të gjjthë ata që ishin prezent u drejtuan drejt kalasë se Skënderbeut ku u ngrit flamuri kombëtar te cilin Skënderbeu e ngriti në këtë vend 580 vjet me parë.

Ishte një natë me plot emocion për të gjithë të pranishmit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?