Morgan dhe Bugo

Nata e katërt e 'Sanremo'-s/ Bugo braktis skenën gjatë performancës me Morgan, çfarë ka ndodhur gjatë provave (VIDEO)

8 Shkurt 2020, 18:47| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 18:56

  • Share

Mbrëmë u mbajt nata e katërt e "Sanremo"-s, ku nuk munguan emocionet, të qeshurat apo momentet epike.

Gjatë natës ka ndodhur një incident mes këngëtarëve Bugo dhe Morgan, që ka përfunduar me braktisjen e skenës nga Bugo duke lënë në mes performancën.

Sipas "La Reppublica", mosmarrëveshjet midis dy artistëve filluan një natë më parë gjatë provave.

Një nga dëshmitarët tha se ata grindeshin si qen e mace gjatë gjithë kohës së provave.

 "Morgan donte të bënte gjithçka, të drejtonte orkestrën, të luante piano dhe të këndonte. Gjithçka. Bugo ishte i hutuar, por ai nuk ka edhe qenë mirë.

Me kalimin e orëve, shqetësimet e Bugo-s u kthyen në urrejtje dhe ofendime për shkak të gjendjes psikofizike të Morgan", është shprehur ai.

Sipas tij, në mbrëmje, u zhvillua një situatë e dhunshme gjatë së cilës Morgan ishte i  tërbuar sepse Bugo kishte kënduar tërë këngën dhe jo vetëm pjesën dhe e akuzoi kolegun duke thënë: "Pa mua nuk do të kishe ardhur kurrë këtu".

Sipas dëshmitarëve, disa sekonda para se të shkonte në skenë, Morgan i shpjegoi Bugos se ai do të ndryshonte renditjen e tekstit.

"Bugo nuk e kishte idenë se çfarë do të këndonte, por ai padyshim ishte kundër tij. Morgan fliste në mënyrë kërcënuese. Dhe të dy filluan të shtyjnë njëri-tjetrin.

Ishte një përleshje e dhunshme. Ata e fyen njeri-tjetrin.

Bugo pështyu Morgan-in, i pashë me sytë e mi dhe më pas ai e kafshoi", u shpreh ai.

Gjithashtu ai shtoi se kur Amadeus i thirri ata në skenë, vetëm Morgan zbriti shkallët, kurse Bugo nuk donte të shkonte, por ata e shtynë.

Kur dalin në skenë, zëri i Morgan dëgjohet që është i acaruar dhe fillon të këndojë, kurse Bugo braktis skenën.

Më pas Amadeus bashkë me Fiorello filluan të 'zbutnin' situatën duke krijuar pak humor, kurse Morgan dhe Bugo shkuan në prapaskenë.

Nuk dihet ende se cili është shkaku i vërtetë i performancës dështuese të dy këngëtarëve të njohur italianë.

Komento

Komente

  • beni: 10/02/2020 10:38

    Duhet filluar nga ato qe e masakruan kete vend ,....prokurore, gjykates , kryetare bashkie , tatimore , doganiere .... etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?