Nata e bardhë, Rama mbledh në Tiranë
artistët shqiptarët nëpër botë

30 Nëntor 2013, 12:05| Përditesimi:

  • Share
Nata e bardhë nuk ka mbledhur në Tiranë vetëm të rinjtë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por dhe shqiptarë të cilët jetojnë në Europë dhe Amerikë.


Kryeministri Rama ka publikuar në facebook një galeri fotosh nga mbrëmja e djeshme në Pallatin e Brigadave. Shqiptarë të artit dhe kulturës janë mbledhur në një mbrëmje për të folur për rimëkëmbjen e prodhimit artisitik kulturor në Shqipëri.


Rama duke i shprehur falenderimet dhe mirënjohjen fton dhe shqiptarë të tjerë t’i bashkohen kësaj nisme.


Pallatin e Brigadave për herë të parë e "pushtojnë" njerëzit tanë të artit e kulturës, ardhur nga Evropa e Amerika për të folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.

Një mbrëmje emocionuese në nderim të tyre, ku të tjerë akoma s'mundën të jenë të pranishëm por çuan letra e mesazhe falenderimi dhe solidariteti me nismën e bashkëqeverisjes kulturore.

Mirënjohje të gjithëve dhe kushdo ndër shqiptarët e vecantë të artit e kulturës nepër botë që mëson sot a në vijim mbi këtë nisëm është i mirëpritur të përfshihet.”- shkruan Rama në postin e tij në facebook duke e shoqëruar dhe me një galeri fotosh.


Në mbrëmje të bie në sy prania e Anri Salës, Fate Velaj, Genc Tukiçi, Fadil Berisha

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?