‘Siguria’/ Agron Çela zë vend në radhët e socialistëve, Nasip Naço: Mirëserdhe! Deputeti i PD: Shiko ku keni arritur (VIDEO)

17 Janar 2023, 12:04| Përditesimi: 17 Janar 2023, 13:06

  • Share

TIRANË- Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste dhe një gjë e tillë është evidentuar edhe gjatë ditës së sotme në Komisionin e Sigurisë. Pasi la Partinë e Lirisë, Çela është ulur në komision krah socialistëve. Siç shihet edhe nga fotoja, Çela ka zënë vend krah deputetit Denis Deliu dhe asaj Pranvera Resulajt.

Kryetari i Komisionit , Nasip Naço e nisi mbledhjen duke i uruar mirëseardhjen Çelës në grupin e PS-së. Por ky moment nuk është pritur mirë nga demokratët. Deputeti Ferdinant Xhaferraj tha me ironi, shiko ku keni arritur.

Nasip Naço: Para se tju jap fjalën zoti Ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në grupin e PS, ndihma dhe kontributi tuaj….(Ndërhyn Ferdinand Xhaferri)
Nasip Naço: Edhe kur erdhi zoti Gështenja erdhi në grupin tuaj unë thashë të njëjtën gjë. Faleminderit
Ferdinand Xhaferri: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj.

Agron Çela kaloi me Partinë Socialiste, në fund të vitit, ndërsa pak ditë më parë u shfaq edhe krah kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.

 Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI. Çela siguroi 2656 vota preferenciale, ndërkohë është edhe një person me influencë dhe elektorat në Shkodër. Kjo lëvizje shihet edhe si një kartë më shumë për PS-në për të fituar zgjedhjet e 14 Majit. Nga ana tjetër Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për Report Tv, tha se largimi i tij nuk është një humbje e madhe, sepse e konsideron Çelën një deputet që nuk ka votuar kurrë kundër qeverisë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rozeta: 17/01/2023 12:28

    mblidhi edvin mblidhi, se kut tet pelcase pastaj, ti nuk dije gje !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?