NASA teknologji për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja! ‘Spinoff’ u dërgua në Turqi e Siri për njerëzit e bllokuar! Aparatura zbulon rrahjet e zemrës nën rrënoja

15 Shkurt 2023, 17:00| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 17:07

  • Share

Një teknologji e projektuar nga NASA u aplikua pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri për të ndihmuar lokalizimin e të bllokuarve nën rrënoja.

Agjencia hapësinore tha se grupeve të shpëtimit në Turqi iu dërgua një teknologji e ashtuquajtur ”spinoff” e NASA-s që mund të zbulojë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Prototipat e njësive, u ndërtuan fillimisht nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përpara se t’i licensonin ato në SpecOps.

Njësitë punojnë duke përdorur një radar me mikrovalë për të zbuluar lëvizjet e vogla të trupit të shkaktuara nga procese të tilla si rrahjet e zemrës ose frymëmarrja.

“Trupi juaj lëviz një milimetër kur zemra juaj rreh. Për shkak se vetë rrënojat nuk lëvizin, ne mund t’i ndajmë ato lëvizje nga njëra-tjetra”, tha Jim Lux, i cili ishte menaxher i detyrave në prototipat FINDER.

“Pastaj, ne shikojmë të shohim nëse lëvizja tregon rrahje zemre dhe frymëmarrje”, theksoi ai.

NASA tha se po punonte gjithashtu për të ndarë pamjet e saj ajrore dhe të dhënat nga hapësira për të mbështetur punonjësit e ndihmës. Kërkimi për të mbijetuar vazhdoi pas dy tërmeteve të fuqishëm që goditën rajonin kufitar turko-sirian me disa orë larg një jave më parë, pavarësisht shpresave në pakësim e sipër.

Tërmeti i parë regjistroi një magnitudë prej 7,7 ballë më 6 shkurt dhe i dyti, më vonë po atë ditë, regjistroi një magnitudë prej 7,6 ballë Rihter.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?