Planeti tokë

NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)

22 Mars 2023, 22:44| Përditesimi: 22 Mars 2023, 22:50

  • Share

TIRANË- NASA ka publikuar një pamje mahnitëse të qiellit gjatë natës në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. Ky imazh i Tokës gjatë natës ofron një pamje të qartë të modeleve të vendbanimeve njerëzore në të gjithë planetin tonë.

Referuar asaj që NASA shkruan, imazhet satelitore të Tokës gjatë natës – shpesh të referuara si “dritat e natës” – ofrojnë një pamje të gjerë e të bukur që tregon se si njerëzit i dhanë formë planetit dhe ndriçuan errësirën.

“Duke përdorur këto të dhëna, ne mund të monitorojmë ndryshimet afatshkurtra të shkaktuara nga shqetësimet në shpërndarjen e energjisë si: stuhitë, tërmetet dhe djegiet. Ne mund të monitorojmë ndryshimet ciklike të nxitura nga rishfaqja e aktiviteteve njerëzore si ndriçimi gjatë pushimeve dhe migrimet sezonale. Ne gjithashtu mund të monitorojmë ndryshimet graduale të nxitura nga urbanizimi, migrimi jashtë vendit, ndryshimet ekonomike dhe elektrifikimi. Fakti që ne mund të gjurmojmë të gjitha këto aspekte të ndryshme është befasuese” u shpreh shkencëtari i NASAEarth, Miguel Román.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?