NASA publikon fotot e para me ngjyra nga planeti Mars

19 Shkurt 2021, 22:49| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 22:50

  • Share

Një ditë pas finalizimit me sukses të udhëtimit të helikopterit hapësinor në planetin Mars, NASA ka publikuar pamje me ngjyra të mara nga planeti i kuq.

Mes fotove është edhe një shkrepje nga “7 minutat e terrorit” kur sonda përballoi kushte ekstreme ndërsa futej në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.

Sonda prej 2.2. miliardë dollarësh e preku sipërfaqen e planetit të kuq të enjten pas një udhëtimi prej 239 milionë miljesh.

Helikopteri ka fotografuar po ashtu edhe sipërfaqen e pluhurosur dhe shkëmbore të Marsit ndërkohë që NASA është e emocionuar për mundësitë që e presin përpara Perky-n e saj të dashur.

Minuta pasi Perky filloi të rrotullohej rreth Marsit, u kap një fotografi e njërës prej rrotave të rrethuar nga peizazhi me pluhur duke përdorur kamerën e saj me ngjyra 20 megapiksel.

1613771368_mars.jpg

1613771391_planetimars.jpg

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?