Bota

NASA pritet të nisë dy misione eksplorimi në Venus mes viteve 2028-2030

3 Qershor 2021, 11:21| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 11:22

  • Share

Agjencia hapësinore “NASA”, ka njoftuar se misionet e saj të radhës do të nisen në planetin Venus midis viteve 2028-2030 të parët në dekada. Qëllimi është të studiohet atmosfera dhe historia gjeologjike e fqinjit më të afërt planetar të Tokës.

Misioni i quajtur DaVinci Plus do të masë përbërjen e atmosferës së dendur të Venusit në një përpjekje për të përcaktuar nëse planeti ferr ka pasur ndonjëherë oqean dhe mund të kishte qenë i banueshëm.

Tjetri, Veritas, do të studiojë historinë gjeologjike duke hartuar sipërfaqen e planetit shkëmbor.

“Këto misione synojnë të kuptojnë se si Venusi u bë një botë e ngjashme me ferrin. Ata do t’i ofrojnë të gjithë komunitetit shkencor mundësinë për të hetuar një planet ku nuk kemi qenë në më shumë se 30 vjet.,” – tha Bill Neslon, administrator në NASA.

Agjencia Amerikane e Hapësirës tha se do të investojë rreth 500 milionë dollarë për zhvillimin e secilit prej dy misioneve.

 “DAVINCI +” pritet gjithashtu të ofrojë  imazhet e para me rezolucion të lartë të veçorive unike gjeologjike në Venus të quajtura “tesserae”, të cilat mund të jenë të krahasueshme me kontinentet e Tokës dhe sugjerojnë që Venusi ka  pllaka tektonike.

Venusi njohur ndryshe si Afërdita është planeti i dytë nga Dielli, që e orbiton atë çdo 224,7 ditë tokësore. Venusi nuk ka satelit natyror. Ai është emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë dhe bukurisë Venera. Pas Hënës, është objekti më i shndritshëm natyror dhe për shkak se Venusi është planet i brendshëm, ai kurrë nuk largohet shumë larg nga Dielli.

SHBA dhe ish Bashkimi Sovjetik dërguan anije të shumta kozmike në Venus në fillimet e para të misioneve hapësinore. Mariner 2 i NASA-s kreu fluturimin e parë të suksesshëm në 1962 dhe Vernera 7 i Sovjetikëve bëri uljen e parë të suksesshme në 1970. Agjencitë e tjera hapësinore kanë zhvilluar ekspedita të tjera që nga ajo kohë, përfshirë orbitën Venus Express të Agjencisë Evropiane të Hapësirës në 2005 dhe Akatsuki të Japonisë në 2010, e cila është ende operacionale në orbitë. Uljet e fundit në Venus ishin misionet e Bashkimit Sovjetik Vega 1 dhe Vega 2, të cilat prekën sipërfaqen në qershor 1985.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?