Foto ilustruese

NASA: Njerëzit do mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade

20 Nëntor 2022, 08:14| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 08:20

  • Share

Njerëzit do mund të qëndrojnë në Hënë për periudha të gjata gjatë kësaj dekade! Është kjo deklarata e  bërë nga një zyrtar i NASA-s, Howard Hu. Hu i cili drejton programin e anijes hënore Orion tha se nisja e raketës “Artemis” ishte një "ditë historike për fluturimin njerëzor në hapësirë".

“Është hapi i parë që po bëjmë për eksplorimin afatgjatë të hapësirës në thellësi, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për botën. Unë mendoj se kjo është një ditë historike për NASA-n, por është gjithashtu një ditë historike për të gjithë njerëzit që e duan fluturimin njerëzor në hapësirë ​​dhe eksplorimin e thellë të hapësirës. Dua të them, ne do të kthehemi në Hënë, ne po punojmë drejt një programi të qëndrueshëm dhe ky është mjeti që do të transportojë njerëzit që do të na zbresin përsëri në Hënë”, tha ai.

Hu shpjegoi se nëse fluturimi aktual i Artemis do të ishte i suksesshëm, atëherë tjetri do të ishte me një ekuipazh, i ndjekur nga një i tretë ku astronautët do të zbarkonin përsëri në Hënë për herë të parë që nga Apollo 17 50 vjet më parë në dhjetor 1972.

Hu pranoi se ndjekja e misionit nga Toka është e njëjta ndjenjë si ajo e prindit në ankt, por shtoi se duke parë imazhet dhe videot që vijnë nga Orioni të krijojnë besimin se shkuara në hënë nuk do të jetë e largët.

"Me të vërtetë jep atë emocion dhe ndjenjën e "wow, ne po kthehemi në Hënë", shtoi Hu.

Kapsula Orion do të kthehet në Tokë më 11 dhjetor.

KLIKONI KËTU: Skema si mund të rikthehen njerëzit në Hënë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?