Disku fluturues

FOTO/ NASA do të lëshojë një ‘disk gjigant fluturues’ në orbitë, do ndihmojë njerëzit të ulen në Mars

7 Nëntor 2022, 20:52| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 20:57

  • Share

Nëse astronautët do të zbarkojnë në të ardhmen në Mars, inxhiniereve do t’u duhet të shpikin një anije kozmike që mund të ngadalësohet mjaftueshëm për t’i mbijetuar hyrjes atmosferike.

NASA shpreson se testi do të demonstrojë se si mburoja e nxehtësisë mund të veprojë si një frenim gjigant për të ngadalësuar një anije kozmike me destinacion Marsin.

I njohur si 'shtatë minutat e terrorit', në vitin 2021 roveri Perseverance i NASA -s doli i padëmtuar pasi zbriti në Planetin e Kuq duke përdorur një parashutë bazë.

Por procesi i uljes është më i ndërlikuar për ngarkesa më të mëdha, siç janë raketat me njerëz në bord.

Pajisja është planifikuar të lëshohet me anë të një rakete United Launch Alliance Atlas V të mërkurën (9 nëntor) nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, së bashku me një satelit moti me orbitën polare JPSS-2.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?