Narges Mohammadi

Narges Mohammadi, aktivistja iraniane për të drejta e grave fiton Çmimin Nobel për Paqe! Aktualisht ndodhet në burg

6 Tetor 2023, 11:09| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 13:18

  • Share

Narges Mohammadi është fituesja e Çmimin Nobel për paqe. Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, aktualisht ndodhet në një burg në Republikën Islamike, ku gratë e pambuluara po nxisin emancipimin, pavarësisht represionit.

Komiteti thotë se Mohammadi, e cila ndodhet në një burg të Teheranit për propagandë, u vlerësua për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe përpjekjet për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë.

“Shpresojmë që ajo të lirohet për të marrë çmimin në dhjetor”, tha komiteti.

Narges Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011.

“Mohammadi mbështet luftën e grave për të jetuar 'jete dinjitoze', thotë komiteti

Nobel përmend Mahsa Aminin, e cila u dhunua për vdekje nga policia e moralit në Iran, sepse nuk e kishte vendosur mirë hixhabin.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?