Trajneri i Liverpool-it Jurgen Kloop

'Napoli qytet i rrëzikshëm', Kloop kapet me gazetarët italianë: Mbrohem me eskortë, sa herë humb me ju shkoi në finale

7 Shtator 2022, 16:18| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 16:22

  • Share

Një paralajmërim për tifozët i lëshuar nga klubi i Liverpool ka sjellë përplasje në konferencën për shtyp të Jurgen Kloop në prag të ndeshjes së Champions League kundër Napolit. Duke qenë se ndeshja luhet në transfertë klubi anglez shkruan se ‘tifozët në Napoli duhet të jenë të kujdesshëm, pasi rrezikojnë grabitje dhe sulme’.

Gazetarët italianë në Napoli e pyetën Kloop nëse Napoli është një qytet i rrezikshëm, duke sjellë nervozizëm tek gjermani.

“Mendoj se ju po përpiqeni të gjeni tituj, nga Napoli jeni? Mendon se është i rrezikshëm? Unë nuk e di se nuk jetoj këtu dhe mbrohem me eskortë. Kam përshtypjen se ju nuk dini çfarë të më pyesni. Ekziston rreziku për përplasje mes tifozëve, por unë nuk jetoj këtu dhe nuk jam për t’ju dhënë tituj.

Dua vetëm që të shkoj në hotel dhe përqendrohem për ndeshjen,”- iu përgjigj tekniku gjerman, ndërsa në lidhje me transfertën në Napoli, ku nuk ka fituar kurrë, Klop u përgjigj me batutë:

“Si me Dortmundin, ashtu edhe me Liverpulin jemi mundur këtu, por kur kjo ka ndodhur dy herë kemi shkuar deri në finale. Nuk kemi luajtur mirë edhe për meritë të Napolit, që është shumë i fortë”.

Ai konfirmoi se Tiago Alkantara rikthehet dhe do të ketë minuta sot në “Maradona”, ndërsa Xhons dhe Karvajo nuk kanë dëmtime serioze:

“Xhons nuk është aq serioz sa mendohej, Karvajo ka nisur të ecë, por nuk është në gjendje që të stërvitet. Shpresojmë që të mund të rikthehet në fundjavë”.

Por në opsion është Arturi, i cili pritet të debutojë: “Ka nevojë për të luajtur futboll, si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje. E kemi integruar në grup, nuk ishte stërvitur me grupin te Juvja. Mund të luajë për disa minuta, por jo për gjithë ndeshjen. Duhet të ambientohet edhe në të tilla nivele. Champions-i nuk është më pak i lodhshëm sesa Premier Liga”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?