VIDEO /Napoli mund 2-0 Sassuolon, drejt titullit pas 33 vitesh! Vëmendja te ‘Champions’

18 Shkurt 2023, 11:14| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 11:30

  • Share

Në Napoli ka nisur festa e titullit, trofe që mungon prej 33 vitesh në qytet që prej kohës së Diego Armando Maradonës. Pasi skuadra e Luciano Spalletti-t fitoi 2-0 në transfertë ndaj Sassuolos dhe shkoi 18 pikë më shumë se vendi i dytë në qytet shpërthyen fishekzjarret. Tifozët që ndoqën ndeshjen në stadium në Reggio Emilia po ashtu kaluan në delir.

Ky Napoli po thyen rekorde dhe është treguar i papërmbajtshëm. Në ndeshjen e parë të javës së 23-të Napoli mundi lehtësisht 2-0 Sassuolon në transfertë. Golat u shënuan të dy që në pjesën e parë dhe mbajnë firmat e yjeve të skuadrës Kvaratshkelia e Osimhen. 62 pikë në 23 ndeshje me 20 fitore, 2 barazime e vetëm një humbje napoletanët janë 18 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Me titullin gati në kasafortë skuadra e Spalletti-t hedh sytë tashmë nga një tjetër objektiv, nga Champions League. Të martën në stadiumin Maradona vjen Frankfurti në ndeshjen e parë të 1/8 dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë. Një qytet I tërë po jeton një ëndërr  ndaj mos e zgjoni./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?