Napoli harron shpejt rezultatet pozitive, ekipit të Gatusso-s Lecce i merr tre pikët në shtëpi

9 Shkurt 2020, 17:27| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 17:28

  • Share

Në Itali Napoli i Gennaro Gatusso-s ka lënë shpejt pas krahëve rezultat pozitive pasi ka zhgënjyer në ‘San Paolo’ kundër Lecce-s. Napoletanët janë mposhtur 2-3 në shtëpi, duke marrë një goditje e cila mund të rezultojë fatale në garat për kupat e Europës.

Fillimisht do të realizonte Lapedula për miqtë, ndërsa më pas do të barazonte Milik për vendasit. Do të ishte edhe një herë ish-sulmuesi i Milanit që i dha avantazhin Lecce-s, ndërsa Mancosu realizoi edhe të tretin para se Callejon të shënonte në minutën e fundit, por pa efekt përsa i përket pikëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?