Përfaqësuesja e Kosovës

Napoli dhe Lille i prishin punë, Kosova publikon listën e futbollistëve të ftuar për Izraelin

10 Nëntor 2023, 17:02| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 17:04

  • Share

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin I. Gjatë nëntorit përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Izraelit (12 nëntor), takim i prapambetur nga muaji tetor, si dhe do të përballet edhe me Zvicrën e Bjellorusinë.

Në listën e trajnerit Primoz Gliha mungon kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhegrova. Data 12 nëntor nuk është e lirë nga UEFA dhe Kosova do duhet të luajë ndeshjen e prapambetur në "Fadil Vokrri", me Napolin dhe Lille që nuk kanë lënë të lirë Rrahmanin dhe Zhegrovën.

Lista e të grumbulluarve:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?