7-vjeçarja u vra nga gomonia/ Nano vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: S'dua që vizita ime të keqkuptohet! Erdha si prind e si qytetar! Meta: Vrasje e paralajmëruar

4 Gusht 2022, 10:45| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 13:19

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi 7-vjeçarja Jonada Avdia u përcoll për në banesën e fundit, në dyert e familjes Avdia është shfaqur për ngushëllim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai tha se vizita e tij nuk duhet të keqkuptohet, pasi ka shkuar si një prind dhe si një qytetar, teksa falënderoi familjen e cila edhe në këtë ditë tepër të trishtë, mirëpriti ngushëllimet e tij.

“Nuk dua të keqinterpretohet, kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës, kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive se çfarë ka ndodhur, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjane dhe janë duke vuajtur të gjithë atë se çfarë ndodhi”, tha Nano.

Pas Nanos, për vizitën në familjen Avdia kanë shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe më pas ish-presidenti Ilir Meta.

Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me xhelatë. Nuk është rasti për t’i numëruar me radhë vdekjet në stacionet e policisë, nuk është rastësi, ky xhelat skafist, nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama është një vampir politik.’- u shpreh Berisha ndër të tjera. 

Meta e cilësoi se vrasja e 7-vjeçares si një vrasje të paralajmëruar.  

"Ishte një vrasje e paralajmëruar se kanë ndodhur edhe plagosje të tjera dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ministrisë duhet të ishin dorëhequr, ose të ishin shkarkuar bashkë me kryetarin e Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja”, tha Meta.

Si ndodhi ngjarja? 
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomone, teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Ora 13:13
Meta pas vizitës në familjen Avdia: Vrasja e paralajmëruar! Ministrat përgjegjës dhe kryetari i Bashkisë të shkarkoheshin ose dorëhiqeshin

 

Pas vizitës në familjen Avdia, ish-presidenti Ilir Meta tha se të gjithë ministrat përgjegjës duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose të ishin shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e Bashkisë së Vlorës. Ai e cilësoi se vrasja e 7-vjeçares si një vrasje të paralajmëruar.

“Është një tragjedi e jashtëzakonshme, tepër tronditëse, për çdo familje shqiptare, për babain që e përjetoi këtë tmerr aq pranë, për vëllanë e vogël, për gjyshin i cili mezi e kishte pritur mbesën që ajo t’i tregonte se kishte mësuar shqipen dhe t’i bënte shqiponjës, është një rast i pangushëllueshëm, edhe pse jam i i presionuar nga karakteri i kësaj familjeje shqiptareje, nuk ka asnjë justifikim nga askush, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, nga qeveria e Bashkia se ka një ligj për sigurinë në plazhe që nuk është respektuar në asnjë element të tij, ishte një vrasje e paralajmëruar se kanë ndodhur edhe plagosje të tjera dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, dhe në një moment kur duhet të shfaqet pendesa dhe marrja e vendimeve distancimit, na shpallet që jemi të parët në rajon sa i përket sigurisë në plazhe nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin shqiptar që e ka përjetuar këtë tragjedi, si një tragjedi të vetme. Ka ligje, por këtu nuk zbatohet se këtu ligjin e bëjnë të fortët, dhe tregohen pamjet e një shteti brutal me disa qytetarë të pambrojtur. Çdo qytetar duhet t’i bashkohet protestës jo vetëm për solidaritetin, por për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, sepse nuk është e para, të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ministrisë duhet të ishin dorëhequr, ose të ishin shkarkuar bashkë me kryetarin e Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja”, tha Meta.

Ora 11:37
Berisha vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Krimi horror u krye nga një njeri i qeverisë

 

Sali Berisha, mëngjesin e sotëm ka kryer një vizitë ngushëllimi në familjen e Avdia, e cila humbi vajzën 7-vjeçare, pasi u godit për vdekje nga një gomone me drejtues Arjan Tasen, teksa po lahej në plazhin e Potamit në Himarë. Sali Berisha tha se ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.

‘Unë erdha për të shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia të PD-së erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri, si ngjarje si krim i shëmtuar, duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit po të kryhej nga një njeri i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njëri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimin. Ky akt u krye në distancën më të afër me rërën, në prani që qindra fëmijëve. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me xhelatë. Nuk është rasti për t’i numëruar me radhë vdekjet në stacionet e policisë, nuk është rastësi, ky xhelat skafist, nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama është një vampir politik.’- u shpreh Berisha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 05/08/2022 20:54

    Ok mo mother fucker. Ne bulevard 4 te vrar ne gerdec ne 97.per cfare flet ti mo kalbesire e sistemit! Ngushellimet me te perzemerta familjes per fatkeqesin qe ndodhi!!mos e politizoni ceshtjen!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 04/08/2022 18:44

    Bir Selman i nènès, kè tè qaj mè parè, viktimèn e tragjedisè dhe tmerrin e lidhur me tè apo kèta nekrofilè perversè qè nuk kanè asnjè cipè morali nè fytyrè. Mjerè ky vènd, nè duart e kujt ka pèrfunduar. Nxirrini jashtè kèta palaço dhe mos pranoni tu pèrdorin si idiotè.

    Përgjigju
  • Cubi: 04/08/2022 17:42

    E po kesaj i thon mirqe tjetrit i ndodh e keqja dhe keta te kenaqin keshilla e me lloj lloj budallalliqesh e kush dy me kriminelate kombit shqipetar. Sala dihet si e ka menaxhuar ne kohen e tij mirrrrrrrrrr fare ska komente. Po edhe ky me du mbiemra nuk qendron me larg. Edhe ky ka len mjaft shenja te keqija.

    Përgjigju
  • fatosi: 04/08/2022 15:58

    jep doreheqjen palaco bashke me ate kurven tjeter cuci,,,vizita nuk ka vlere.....jam emigrant ne amerike,,,,kjo gje nuk ndodh asnjehere,,,dhe ne plazh publik nuk kam pare asnje skaf,,,vec pulebardha.....

    Përgjigju
  • Mjekra: 04/08/2022 15:27

    Sa turp mor zot, si u katandisem ne kte pike Ne si popull i mire shkolluar dhe i edukuar.. Ku drejtor policie nje kalama, qe mban mjeker me zor! S'di as te flas, jo me te luftoj krimin dhe trafiqet.. si spaska nje specialist policia ne gjithe kombin, ky na qenka!!! Duhet te ishte nje njeri i denje, trim dhe i guximshem, po vetem ushtar dashkan per firma Dhe per tolerim krimi e bandash.. Mos ti mbyllen rruget atyre. Se per drejtim policie sbehet fjale ta imagjinoje ky Se cdo te thote si term!

    Përgjigju
  • ylberi: 04/08/2022 13:18

    E turpshme se si e lejojne , e turpshme ne maskimum qe e lene ta perdori per synimet e veta se e dime te gjithe mire qe nuk i intereson aspak se eshte i pashpirt ka vrare nena e baballare te femijeve te vegjel mes sheshit

    Përgjigju
  • indrit: 04/08/2022 13:12

    tkan ik mend e kokes per lesh o plakush kriminel

    Përgjigju
  • silva: 04/08/2022 13:12

    Berishe pefundimisht ti je i rrjedhur fare

    Përgjigju
  • Mandi: 04/08/2022 12:51

    Ti sje norma o i largqoft joo… nese shkove per ngushellim nga ndergjegjia jote si njeri ske pse flet aty per median me marr vemendjen turp

    Përgjigju
  • Sokol: 04/08/2022 12:50

    O sali o njeri idjot …a shkove per ngushellim ca dreqin ke qe thu qeveria qeveria

    Përgjigju
  • Une: 04/08/2022 12:36

    Vajti plehra Sali aty u degradua cdo gje. Po ik o fantazme, ti je i pari qe duhet te mbash pergjegjsi per viktima ne kete vende. Edhe nje here qe ja vlen te ngrihesh te kerkosh shtet del ky plehra dhe degjenerohet cdo gje. Ik o vemje qerohu se sa te shohin njerezit surratin ju perzihet stomaku.

    Përgjigju
  • emigranti: 04/08/2022 12:20

    Jep dorheqjen urgjent o i pa afte, o i pa turp, o i pa ftyre, eshte turp te vazhdoni perseri te vazhdoni detyren derisa skafet bredhin cep me cep ne te gjithe bregdetin tone pa asnje kriter themelor sigurie, erdhe si rinovator e vec po riabiliton kriminelet dhe trafikantet sy ky qe beri gjemen ne ate familje qe ti shkon si i pa ftyre.

    Përgjigju
  • Vain: 04/08/2022 12:02

    Sa ke vrare ti oSali krimineli,qe nuk ja din femite e tyre as varrin ku i kan,po përmend vetëm Remzi Hoxhën,sa here qe shkoj ne plazh ne Vain te Lezhes them ku do te jete groposur Remziu apo e kan hedh ne det?A te shkon mendja ndonjëherë te fe mijt e Remziut?Gjith Shqiperia ka derdh lot per ate vajze te pafajshme vetëm ti jo se je kriminel i ke duart me gjak.

    Përgjigju
    • Sala: 04/08/2022 15:31

      Ca merreni me saliun , varja ishte plere. Por kto super plerat qe po vrasin me bresheri, e kane parakalu saliun me kohe... Ju akoma sali saliu! 97 e beri saliu por e vazhdoi ps, apo harruat. 98 ishte ps ne pushtet e beri kasaphane, Dhe kto 10 vjet qeveri rekord vrasjesh. Dhe haklajt njerezit e ps i prene ne bese ja bene intrigen Ja lane saliut, saliu qe eshte pensionist i mbaruar.. Smerreni me realitetin Por vazhdoni me saliun, justifikime dhe mbylim faktesh po beni, Se me te ndyre se kto spaskemi njofte e pa, Dhe ne socialista ishim por kto qenkan te pa ngopur dhe gjakpires me komunist se te paret e tyre.

    • Shqipëria: 04/08/2022 15:04

      E pra,sa ka vra ai, të vrasin dhe këto ca, që të dalin barazim.

  • Endri: 04/08/2022 11:41

    Nxirreni perjashte qenin plak SB!

    Përgjigju
  • Lexues: 04/08/2022 11:37

    Shume mire bere qe shkove. Tani jep doreheqjen se nuk je per ate pune.

    Përgjigju
  • Aleks: 04/08/2022 11:22

    Gledis Mir e ke ber si njeri i thjesht se si drejtor duhet te kishe dhen dorheqen direkt ne ate Moment qe ajo engjell vdiq,dhe Jo sepse neper vendet e botes nuk ndollin aksidente te tilla i dashur por kjo ishte thjesht vrasje qe i mori jeten nje vajze 7 vjecare qe mund te ishte femij i jot i imi apo i kujdo tjeter e ardhur ne vendlindjen e vet per pushime dhe iku nga kjo jet, prandaj ti i pari meqe je shkolluar jasht shteti, ministri i brendshem,dhe ai i gjati qe del e tallet me popullin Duke then non gratat e shfrytezojne kte fatkeqesi per politik, po pse mor zoteri a keni 3 mandate ne qeveri dhe cfar keni ber korrupsjoni po behet deri ne ate pik ku vellai i mer lek vellai dhe motres Leri gjerar e tjera, siguria esht 0 shendetsia e shkaterruar nuk te kapin me dor po nuk i dhe lek e kshu me rradh, po mor po keni ber dhe Ca gjera te mira,por ju kujtoj qe per 30 vjet nga renia e komunizmit,AQ sa jemi ne do ishim me Mir se sa shum shtete ne bot,kurse jemi te shkaterruar te vrar te prer dhe drejtesia SPAK thot skemi prova kur provat i kupton dhe bufi, prandaj o shqiptar mjafte kemi vra njeri tjetrin,por te shporrim kte klas politike te majte e te djathte njeher e pergjithmon sepse per ndryshe ai vend nuk behet,thjesht mendoni per familjen e juaj per veten e juaj,sepse per ndryshe asgje nuk ndryshon,

    Përgjigju
    • Loqja sateme: 04/08/2022 18:46

      Eno E kush foli per skafistin o pler qe nuk shef punen tende.

    • Eno: 04/08/2022 16:03

      Ishte tase ne timon o loqe, clidhje ka gledisi?

  • artan: 04/08/2022 11:14

    ti mire ben qe shkon si prind dhe qyteatar, por fatkeqesisht ke dhe nje detyre te rendesishte shterore. Jeni pergjegjes jo vetem per veprim kriminal te varteit tuaj por dhe per mungesen e verifikimeve dhe dheniene e licensave pa kriter per ket omjete ashtu sikurse per mungesen e kontrolleve pergjate brigjeve!

    Përgjigju
  • Lala: 04/08/2022 10:55

    Si qutetar shkohet me familjen dmth me gruan.ti ke vajt me badigard e vetem.pra duhet te te paragjykojm per ket

    Përgjigju
    • Bodyguard: 04/08/2022 15:36

      Kur ka dhe drejtori policise roje imagjino Qe eshte polic vete dhe ci duhet roja!!!?? Por kur je i zhytur keshtu eshte Me nga 4 roje paradite pasdite dhe cdo dite me ndrrim, Shkon drejtori policise , ecen rrugeve me kostum dhe me bluze here pas here Si sportist.. pa lidhje me drejtuesin e policise sic duhet te vishet, nderkohe per vartesit kerkon etike veshje e disipline ne pune, Vete srri 10 min ne zyre qe e ka per detyre te drejtoje nga zyra, Por rri verdalle neper takime e intriga politike dhe me individ te ndryshem, dreka e darka per qef sikur e nesermja mos te egzistoje... me njerez here here dhe me probleme penale, Han si derri dhe ne fund dhe zarfin..

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?