Gazment Bardhi

Namir Lapardhaja: Saliberishizimi i deputetëve të rinj të PD-së

22 Shtator 2023, 10:59| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 11:00

  • Share

Nëse kanë bërë një gjë ‘të mirë’ deputetët e grupuar rreth Gazment Bardhit dhe ata që nxituan më herët t’i bashkëngjiteshin Berishës, është të shpëtuarit e vetes nga sulmet, shantazhet, presionet, të sharat, të shpifurat, të përmendurit të brezit të tretë të fisit dhe të afërmve... nga goja e Sali Berishës, medias së familjes dhe argatëve të tij mediatik dhe partiak.

Ata ‘shpëtuan’ nga akuzat për vrasës, për pengje, për të shitur, për bashkëpunim me Edi Ramën dhe Taulant Ballën, për manipulator të proceseve zgjedhore brenda partisë.

Shpëtuan nga linçimet, kërcënimet, telefonatat, presionet, takimet kokë më kokë me njerëz që një këmbë e mbajnë në politikë dhe tjetrën në botën e nëndheshme të krimit.

Familjarët e tyre janë të qetë në vendet e punës, mund t’i zhvillojnë normalisht bizneset e tyre, mund të marrin leje ndërtimi, mund të përfitojnë tendera nga pushteti qendror dhe lokal.

Ata ‘shpëtuan’ nga ushtria e verbër e militantizmit qorr të rrjeteve sociale, të ushqyer mëngjes e mbrëmje nga ciflat e berishizmit që kutërbojnë gjithandej dhe bëhen ushqim për dallavaraxhinjtë, injorantët, të papunët, të paditurit, të pakulturuarit, të pazotët ta shohin botën pa prangat mendore të idhujve, të korruptuarit që shpresojnë të vijnë në pushtet për të vjedhur lekët që kanë harxhuar në opozitë.

Nga të gjitha sa më lart, ata mund të kenë ‘shpëtuar’ përkohësisht, sepse berishizmi si koncept dhe si qasje, amniston, por nuk harron, gjithçka që mund të bësh nëse je me të, dhe nuk ‘toleron’, madje në të shumtën e rasteve trillon dhe krijon përralla me fantazi të shfrenuar, nëse je kundër tij.

Në rrugë e sipër të këtij procesi, ata kanë humbur shumë nga personaliteti i tyre. Ata nuk janë më vetja, nuk janë më ajo që ishin përpara këtij procesi. Janë shndërruar. Ka ndodhur një tjetërsim i hatashëm në përbrendësinë e tyre.

Tanimë nuk e dallon ku fillon Sali Berisha i vërtetë dhe ku mbaron saliberishizimi i tyre.

Në përpjekje e sipër për t’i ngjarë, ata e kanë tejkaluar.

Në mundim për ta imituar, ata e kanë avancuar trillimin dhe mashtrimin.

Saliberishizimi i tyre ka ndodhur me insistimin e përbrendshëm të tyre. Tashmë, ata shajnë si ai, trillojnë si ai, shpifin si ai, përdorimin metafora dhe epitete të tij.

Vetëm në pak kohë, njerëz si T. Alizoti, G. Bardhi, E. Salianji, për të mos përmendur të tjerë, janë saliberishizuar duke lëshuar pa doganë proçka që s’i mban kandari.

Madje, Flamur Noka duket si një nxënës i keq përballë tyre.

Sigurisht që saliberishizimi është proces destruktiv, por, nga ana tjetër, ai është ushqimi i duhur për egot e sëmura, për ambiciet e pafrena, për ushiqimin dhe rritjen e vulgaritetit brenda qenieve që synojnë të kapin majat e politikës.

Nuk duhet harruar që për t’u saliberishizuar përfundimisht duhen dhënë prova më të forta se këto që janë dhënë deri më sot.

Duhet sulmuar Amerika dhe SPAK-u kur të vijë dita e të trokiturit në oborrin e familjes.

Por deri atëherë, ka kohë.

Përndryshe, historia do fillojë nga e para.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 22/09/2023 12:13

    BRAVO PER SHKRIMIN SHUME TE SAKTE QE KENI BERE...

    Përgjigju
  • e drejta: 22/09/2023 12:12

    BRAVO E MADHE PER SHKRIMIN SHUME TE SAKTE QE KENI BERE...

    Përgjigju
    • Bureto: 24/09/2023 13:31

      Namir, nga PD ‘Zyrtare’, je jo vetem një zë racional e i drejtperdrejte, por per fat te keq, me dukeni si zë në shkretetire. Nuk di se ç'rol ke, dhe nëse ke te tille, në forumet drejtuese te PD. Nëse ke, aty duhet te ngresh zerin qe kete beteje, te cilen ti mediatikisht e ben pothuajse perdite, do duhet ta bëje kudo dhe me çdo mjet ne dispozicion, lidershipi kryesor i saj, duke filluar nga "mumja" Bashë (sa keq që e kthyet perseri deshtakun!), por dhe sekretari i Pergjithshem, kryetari i Keshillit kombetar, nenkryetaret dhe anetaret e Kryesise. Çfare bejne ata, sidomos ata qe jane dhe deputete, vegjetojne? Po vazhduat keshtu inisiativa qe Berisha ka marre dhe qe po e thellon perdite, do t'ju asfiksoje fare. Sidomos tani qe ka dhe nje bastun apo paterice ku te mbahet, që sipas thenies 'per inat te sime vjehrre shkoj e fle me mullixhine, ia ka ofruar ish ekretari juaj i Pergjithshem G.Bardhi me ndjeksit e tij, ku shumica e tyre, jane nga ata qe më shume nuk duan Bashen, sesa duan Berishen. Në kete gjendje inerte ku ndodheni si Parti do duhet ta zhvilloni pa pushim aksion apo beteje, në nje front te gjere, kunder Salehut dhe berishizmit qe ka kapluar ate parti. Mos perisni qe kete ta beje Lulja, jooo! Sepse ay eshte mjaft i kompleksuar nga Saliu dhe siç e keni vene re, ka dy vjet qe as emrin nuk ia mban t'ia zere në goje, edhe pse ish mentori i tij, e ben fertele, e nuk ka lene gje pa thene per te. E çuditshme, por e vertetë, se "sulmi eshte mbrojtja me e mire", ne rastin e tandemit Berishe-Bashë, në dem te ketij te dytit, funksionon. Basha eshte i bukosur. Si kryetar qe e keni, dëmi nuk do te jete i atij, por i te gjithe juve dhe Partise Demokratike ku militoni. Në kete lufte dhe me ate objektiv, mos u kompleksoni dhe mos u druani nga akuzat qe do te jene edhe më te egra dhe më intensive nga i gjithe arsenali i tij (para, media, dhe bashibozuke) qe ka me bollek, se jeni paterice e Rames, apo nga vetedija juaj se do humbisni mbeshtetjen nga baza etj etj. Jooo! E kunderta do te ndodhe, do t'u afrohen shumica e shqiptareve, nga ajo e te ashtuquajturit elektorati gri. Mos harroni dhe ate qe do t'u japin nderkombetaret, por qe presin nje PD dhe lidership te saj ndryshe. Nëse ky hezitim vjen nga që mendoni zgjedhjet e 2025, me kete gjendje qe jeni, keni zero shanse te fitoni, me apo pa Berishen, me apo pa Ilir spiunin, me apo pa partiçkat qe derimë sot kane pirë si shushunjat nga 'gjaku' i demokrateve. Duhet te mendoni per më tej, të rriteni të shendetshme dhe pastaj rezultatet do te vine vete. Me të gjitha keto nuk do te thote se duhet te zvogeloni luften opozitare kunder maxhorances, por dhe ajo do duhet bere ndryshe, me alternativa dhe program dinjitoz, qe keshtu te beheni te besueshem. Mos beni opozite siç ka bere më heret dhe ende po ben Salehu (berishizmi), vetem me sherre, sharrje, nxirrje, shpifje etj etj, të cilat i kane neveritur njerezit ndaj dhe nuk e kane votuar edhe pa damken e DASH-it amerikan. Duhet te jepni prova se jeni ndryshe. Per ta filluar mbare dhe bindshem, ca nga ju aty, te infektuar nga berishizmi, apo dhe per ndonje borxh te vjeter ndaj 'non grates', apo dhe te paafte, do duhet me patjeter të hapin krahun. Por jo hapje krahu alla lulebasha. Ato 105.000 vota qe në ate gjendje qe ishit dhe jeni, moret nga elektorari më 14 maj 2023, ishin ngaqë se njerezit presin diçka ndryshe nga ju. Po nuk i zhgenjyet do rriteni, në të kundert ju pret shuarja. Do mbyllet keshtu dhe kapitulli i PD-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?