Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

Namir Lapardhaja: Përse heshtin Berisha dhe Bardhi për oligarkun e qeverisë?

29 Janar, 20:01| Përditesimi: 29 Janar, 20:03

  • Share

Përse hesht “opozita e vërtetë” dhe “e pa marrë peng” Berisha-Bardhi për protestën e banorëve të Krujës për koncensionin Thumanë-Kashar?

Përse nuk thonë gjysmë fjale për “Gener 2”?

Përse këta që “shqyhen” mëngjes e mbrëmje kundër Edi Ramës, nuk thonë gjysmë fjale kundër oligarkëve të qeverisë?

Përse këta që kanë premtuar se do të jenë në çdo cep të Shqipërisë ku ka pakënaqësi dhe protesta, nuk i janë bashkuar protestës së banorëve të Krujës, të cilët nuk kërkojnë asgjë më shumë vetëm se rruga të ketë një dalje edhe për ta?

Përse hesht Berisha për oligarkun e qeverisë?

Po Bardhi dhe deputetët e tjerë që deri më dje kur ishin me Bashën bënin akuza ndaj oligarkëve, sapo u futën në sqetullën e Berishës e kanë mbyllur gojën dhe nuk flasin më ndaj tyre?

Mjafton të ngrini këto pyetje dhe t’u jepni përgjigje dhe e kuptoni se kush janë pengjet e vërtetë dhe se si është i qartë bashkëpunimi midis Edi Ramës dhe “Foltores” nëpërmjet të njëjtëve oligarkë, që me lekët e koncensioneve të qeverisë, mbajnë gjallë “zjarrin” e revolucionit dhe shkatërrojnë opozitën, duke e lënë vendin pa alternativë.

Vërtet pushteti na ka ndarë, por oligarkët i kemi bashkë! /Marrë nga facebook

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?