Namik Dokle 'thur' vargje për vajzën mjeke në Itali: Dhe unë pres telefonatën, t'i dëgjoj zërin e t'më thotë 'Jam mirë babushi, po luftojmë'

28 Mars 2020, 10:01| Përditesimi: 28 Mars 2020, 10:08

  • Share

TIRANË - Politikani Namik Dokle ka ndarë publikisht historinë e vajzës së tij Manjolës, e cila është mjeke në Itali, në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, në shtetin fqinj që po pëson humbje të mëdha në jetë njerëzish. 

"Telefonata e mëngjesit

E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më
thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë!
Kujdesuni për njëri-tjetrin.” E pres edhe tani... Kanë kaluar
14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë
prej të cilëve në terapi intensive...Dhe unë pres...pres...pres..."

Vajza tjetër e tij, është mjekja gjinekologe Anika Dokle, por ish-deputeti ka zgjedhur të shkruajë disa radhë në rrjetin social Facebook, për vajzën që ka larg syze dhe që po përballet nga dita në ditë me rrezikun.

Manjola Dokle

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ffgg: 28/03/2020 13:01

    po shyqyr qe kishe leke e cove ne itali e ele ne itali ktu vl

    Përgjigju
  • Nuk e di gjithe ky shqetesim: 28/03/2020 10:20

    Por me shpresen qe nje dite do te ringjallemi ne Jeten e re dhe te pavdekshme... Bibila. JEZUESI ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?