Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin 'Skënderbej', jo në xhaminë e Namazgjasë

29 Prill 2022, 09:05| Përditesimi: 29 Prill 2022, 12:34

  • Share

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarë myslimanë se Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë do të falet në Sheshin "Skënderbej" dhe jo në xhaminë e Namazgjasë.

Fitër Bajrami do të falet më 2 maj 2022, ora 06:20, ndërsa në xhaminë e Namazgjasë punimet vijojnë ende dhe pritet të inaugurohet nga Presidenti turk, Recep Erdogan.

Xhamia e "Namazgjasë", përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?