Nallbati e goditi me grusht në Kuvend, Vullnet Sinaj: Faji i Sali Berishës! E kam falur, por do mbështes grupin PS nëse merr vendim

31 Tetor 2023, 13:23| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 13:49

  • Share

Deputeti socialist Vullnet Sinaj bëri me faj Sali Berishën për incidentin e ndodhur dje në seancë parlamentare ku Bledjon Nallbati, deputeti i Rithemelimit e goditi me grusht.

Në një reagim jashtë kryesisë së kuvendit, Sinaj tha se vetë personalisht nuk do të bënte ndonjë denoncim për Nallbatin por do të mbështeste grupin parlamentar të PS-së nëçdo vendim që ata do të ndërmerrnin pas këtij incidenti

"Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty"

Pas incidentit Sinaj pranon se me deputetin Nallbati nuk ka pasur asnjë takim. 

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 31/10/2023 13:56

    VullnetKORRUPSIONI-KRIMINELI qe na ishte nje here oficer-ushtarak dhe pastaj me krime e korrupsion nen hijen e rilindjes kaloj nga bisnesmen ne parlamentaruc i edvinit....pëëëf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?