Naftë pa taksa për bujqësinë/ Rama jep lajmin për të gjithë: Nis procedura ligjore, nxitje për fermerët për t'u pajisur me NIPT (VIDEO)

1 Dhjetor 2020, 10:33| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 10:49

  • Share

Kanë nisur tashmë procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili nënvizon se tashmë është shpallur gara nga Ministria e Bujqësisë.

"Me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e pa pajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë", shkruan Kryeministri, teksa publikon edhe një video.

Lajmi i shumëpritur për fermerët u dha së pari nga Kryeministri Rama më 13 tetor, në një konferencë për mediat për zhvillimin ekonomik në vend.

Me këtë vendim bëhet e mundur heqja karburanti për prodhim bujqësor e akcizës, taksës së qarkullimit dhe e karbonit.

Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë. Mbi 47 mijë fermerë të pajisur me NIPT deri tani, nga 1 janari 2021 do të marrin karburantin 50% më lirë nga sa e kanë blerë këtë vit. Heqja e taksave do u kursejë fermerëve 80 lekë për çdo litër karburant.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se ky është një vendim do rrisë fitimet e fermerëve dhe jo vetëm.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?