Policia e Dibrës

Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, prangoset transportuesi! Në hetim në gjendje të lirë 2 persona bashkëpunëtorë të tij

30 Shtator 2022, 12:29| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 12:31

  • Share

Tre persona janë  ndaluar ditën e sotme nga uniformat blu, pasi në bashkëpunim tregtonin naftë kontrabandë. Policia arrestoi në  flagrancë  njërin prej tyre dhe dy të  tjerët do të  procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Nga kontrollet në akse të ndryshme rrugore, policia ka zbuluar një rrjet bashkëpunimi në transportimin dhe fshehjen e naftës kontrabandë.

Fillimisht u arrestua në flagrancë duke transportuar me automjet,  naftën e  dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut shtetasi  F. G., i cili e depozitonte më  pas në magazinën e shtetasit A.B., ku ky i fundit  merrej me shitjen e saj.

Në  vijim të operacionit u zbulua një destinacion tjetër, duke nxjerrë  kështu zbuluar një  tjetër pjesëmarrës në  transportimin e naftës kontrabandë, kontrolli në lokalin e shtetasit L. K., zbuloi sasi të  konsiderueshme nafte me qëllim tregtimin e saj.

Në  përfundim të aksionit policia ka njoftuar se ka vënë në pranga shtetasin A. B., 40 vjeç,  dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Tashmë çështja është në dorë të kaluan Prokurorisë së Dibrës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?