Nafta e shtrenjtë, peshkarexhat e Shëngjinit dalin gjithnjë e më rrallë në det, shtrenjtohen ushqimet e detit në restorante

16 Prill 2022, 16:35| Përditesimi: 16 Prill 2022, 16:37

  • Share

Rritja e çmimit të karburantit ka dhënë ndikim negativ në sektorin e peshkimit. Prej së paku 1 muaj, pjesa më e  madhe e peshkarexhave e motobarkave të Shëngjinit nuk kanë dalë në det. Peshkatarët e blejnë karburantin pa akcize, aktualisht me çmim 150 lek/ litër, ndërsa më parë ishte me 100 lek/litër. Ata kërkojnë mbështetje nga qeveria. 

"Për shkak të çmimit të naftës dhe taksave mu desh me e mbyll licencën", shprehet Adriatik Qaja. 

"Ne jemi keq më keq se kudo në Shqipëri se njerëzit s'po dalin fare në det për shkak të çmimit të naftës", tha peshkatari Tonin Zefi. "Unë kërkoj të ulet karburanti, se kemi ngelur pa punë", shprehet peshkatari Iris Hasani.

Kriza është reflektuar tek restorantet e peshkut në zonën turistike të Shëngjinit si dhe në qytetin e Lezhës. Ato po hasin vështirësi për sigurimin e produkteve të detit, ndërsa çmimi është rritur ndjeshëm. Një kilogram levrek me shumicë, nga 800 ka shkuar në 1100 lek.

"Çmimi është rrit sepse një peshk është marr me 8 mijë lek/kg  ka shkuar në 1100-12 mijë lek/kg. Hasim probleme se ne kemi marre rezervime me çmimet e vjetra, tani është rri dyfish, por nuk jemi tu siguri as produkt", tha kuzhinieri Gjovalin Zeka.

"Një kg levrek nga 8500 lek sot e marrim me 1100 lek/kg", tha Besnik Sula pronar i nje hoteli.

Sipas të dhënave nga Qendra Operacionale Detare numri i anijeve të peshkimit që dalin në det është përgjysmuar. Kështu krahasuar me një vit më parë kur punonin 141 peshkarexha, aktualisht kanë mbetur 72 të tilla.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?