Foto ilustruese

‘Na jep 3500 euro’, kanosën një 63-vjeçar me disa video që dispononin! Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

23 Shtator 2023, 10:45| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 12:56

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi kanosën një 63-vjeçar, për t’iu dhënë 3500 euro në këmbim të mospublikimit të disa videove të tij, të cilat ata dispononin.

Në pranga kanë rënë 

Pas kallëzimit të marrë nga një 63-vjeçar, se dy persona e kanosnin vazhdimisht dhe i kërkonin para, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin, uniformat blu kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan Ferik Fataj, 23 vjeç dhe Anxhela Hamdiu 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?