Sali Berisha

‘Na duhet kohë, s’kemi bindur shqiptarët!’ Berisha tregon pse s’po bën protesta

22 Nëntor 2023, 15:10| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 15:15

  • Share

Jo vetëm sondazhet por dhe Sali Berisha është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes popullore.

Në konferencën me gazetarët ish kryeministri Sali Berisha pranoi se nuk mund të thërriste protestat pasi nuk ka bindur shqiptarët.

Pyetje: Z.Berisha, në strategjinë tuaj politike, kur do të jetë koha e nisjes së protestave. Është janari një muaj i përshtatshëm?

Berisha: Tani, mbani shënim. Protestat do të jenë tani gjer në realizimin e qëllimeve të plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është shpall betejë pa kthim.

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca. Dhe unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi. Na duhet edhe pak kohë. Na duhet, sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohi se çfarë rreziku.

Edhe sondazhi i Report TV realizuar në bashkëpunim me Eduard Zalonshnjen tregon se nuk e përkrahin as në skenarin e tij të kaosit në parlament dhe as në qëndrimin e tij për të refuzuar të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në kuadër të hetimit për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ku ai akuzohet për korrupsion pasiv.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?