Në Shkup përurohet sot përmendorja e
Hasan Prishtinës

14 Tetor 2012, 12:11| Përditesimi:

  • Share
SHKUP- Në një ceremoni solemne do të përurohet sot në Shkup përmendorja e heroit kombëtar Hasan Prishtina.

Përmendorja është e vendosur përballë gjykatave dhe Bibliotekës Nacionale të Maqedonisë , në një nga zonat më të frekuentuara të Shkupit, raportin agjensia e lajmeve INA.

Ceremonia pritet të zhvillohet pasdite me një atmosferë festive nga komuna e Çairit dhe kryetari i saj, Izet Mexhiti, ndërsa ndërsa të pranishëm do të jenë familjarë të familjes Hasan Prishtina, përfaqësues të politikës, si dhe përfaqësues të diplomacisë.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se kjo është një ngjarje historike dhe me një rëndësisë së veçantë për Shkupin.

“Kjo ngjarje na ka krijuar emocione të mëdha, sepse të gjithë shqiptarët tani do të ndjejnë në Shkup, personalitetin e historisë dhe liderin shqiptarë që çliroi Shkupin”, deklaroi Mexhiti, për agjensine INA.

Përmendorja e Hasan Prishtinës është e gdhendur në bronz me një lartësi prej tre metrave dhe bazament prej 2 metrave. Ky projekt ka pasur një kosto prej 72 mijë euro, një fond i mbuluar nga familja e Hasan Prishtinës, kryesisht nga Mehmet Prishtina, por ka pasur mbështetjen edhe të komunës së Çairit.

(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?