Nënshtetësia për kosovarët, Rama
flet si Meta. Replika për patatet

27 Nëntor 2017, 18:59| Përditesimi:

  • Share
Gjatë konferencës për mediat nga Korça, i pyetur mbi mundësinë e pajisjes së shqiptarëve nga Kosova me pasaporta, Rama u shpreh se ndan të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta. “Në këtë pikë unë kam të njëjtin mendim me Presidentin e Republikës përsa i përket qëndrimit zyrtar dhe nuk kam asgjë për t’i shtuar përsa i përket kësaj çështjeje”, tha Rama.

Meta deklaroi pak javë më parë gjatë vizitës në Kosovë se “Marrja e shtetësisë shqiptare nuk do të ishte asnjë zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Shengen për arsye se vetë Shqipëria është një vend i detyruar të tregojë kujdes të vazhdueshëm sa i takon gjithë detyrimeve që burojnë nga zbatimi i liberalizimit të vizave”.

Por jo gjithçka kaloi me qetësi dhe pa batuta dhe replika gjatë konferencës. Një gazetar nga Kosova i ka kujtuar Ramës bllokimin e patave në kufi, ndërsa Rama u përgjigj duke replikuar.

Nënshkruat 12 marrëveshje po s’janë zbatuar ende ato që keni nënshkruar në të kaluarën. Një ndër të cilat shkëmbimi i mallrave, ka mjaft telashe tek patatet” tha gazetari.

Ndërsa Rama u përgjigj duke thënë se “Nuk ka marrëveshje të pazbatuara. Telashet tek patatet janë të vjetra, janë më pak se dje por do punojmë t’i bëjmë zero nesër” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?