Në janar nis shlyerja
e borxheve të spitaleve

21 Dhjetor 2013, 14:58| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Duke filluar që nga janari i 2014-ës, ministria e Shëndetësisë do të ketë mundësi të fillojë të shlyejë një pjesë të borxhit që ka trashëguara ndaj firmave farmaceutike. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencën “sëmundjet kardiologjike dhe shtatzania” ka risjellë edhe njeherë në vëmendje nismën e qeverisë për depistimin e popullatës nga 40-60 vjeç. 

“Po ashtu buxheti i shëndetësisë i vitit 2012 merr përsipër të filloj shlyerjet e detyrimeve të prapambetura që shteti i ka operatorëve të ndryshëm, po edhe në shëndetësi është një borxh jo i vogël dhe ky besoj se duhet të jetë lajm i mir për ato që janë atje në holl që ndërmjet distributorëve të tyre kanë sjellur barnat në Shqipëri dhe ende nuk janë paguar. Ne do të disafishojmë fondet për materialet mjekësore për ekzaminimet e nevojshme dhe për kujdesjen e nevojshme dhe në fondin e rimburësimit.”- tha Ilir Beqaj.

Dekani i fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa u ka kërkuar profesionistëve të shëndetësisë që ashtu siç janë bashkuar sot në këtë konferencë, të bashkohen edhe për të hartuar kurrikulat e reja të mjekëve të ardhshëm. 

Profesionistë të shëndetësisë janë mbledhur sot në një konferencë për të diskutuar ndikimin e sëmundjeve të zemrës tek shtazanitë dhe se si ata mund të mbahen nënë kontroll që të mos ndikojnë as tek fetusi dhe as tek jeta e nënës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?