Myslimanët në botë Bajram në shtëpi/ Në Afganistan talibanët shpallin armëpushim 3 ditor

24 Maj 2020, 15:15| Përditesimi: 24 Maj 2020, 15:22

  • Share

Myslimanët festojnë sot fundin e Ramazanit mes thirrjeve për vigjilencë për të shmangur një rikthim të pandemisë, ndërsa Europa vazhdon të lehtësojë kufizimet duke lejuar, ashtu si në Francë, rifillimin e shërbimeve fetare.

Në Afganistan, talebanët kanë krijuar të papriturën duke propozuar një armëpushim treditor me rastin e festës së Fiter Bajramit, që presidenti Ashraf Ghani e pranoi menjëherë.

Disa vende si Egjipti, Iraku, Turqia apo Siria kanë ndaluar faljet kolektive. Arabia Saudite, ku ndodhen dhe vendet më të shenjta të islamit, ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për pesë ditë që prej të shtunës.

Irani, që është vendi më i prekur më shumë nga epidemia Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të shmangin udhëtimet gjatë Fiter Bajramit, që do të zhvillohet të hënën në këtë vend me shumicë shiite, ashtu si për komunitetin shiit irakian.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?