Myrto Uzuni

Myrto Uzuni në stres para Europianit, mësohet problemi i sulmuesit

27 Mars, 11:46| Përditesimi: 27 Mars, 11:47

  • Share

Myrto Uzuni vuan një dëmtim në pjesën fundore të pulpës, ose e thenë ndryshe në tendinën e Akilit. Edhe Granada, klubi i tij në Spanjë ka konfirmuar se 27-vjeçari vuan një lëndim.

"Analizat mjekësore të kryera të sulmuesit Myrto Uzuni, konfirmojnë se ai vuan nga tendinopatia e majtë e Akilit. Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evoluimi i dëmtimit të tij", njofton klubi i La Ligës.

Kështu, ende nuk dihet se kur beratasi do rikthehet në fushën e lojës, teksa ishte pjesë e listës së Sylvinhos për miqësoret e marsit, duke u detyruar të largohej për shkak të lëndimit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Historia: 27/03/2024 11:51

    Per fat te keq edhe Gjimshiti humbi nje Europian tani me duket se ne vend te Uzunit per shkak te demtimit po vjen Daku ose Hoxa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?