Në "Mestalla", Valencia mori tri pikë me vlerë duke mundur 1-0 Granadën për raundin e 12-të në La Liga. Ndeshja u vendos nga një episod në fundin e pjesës së parë, me arbitrin Garcia që edhe pas konsultës me VAR akordoi një penallti të kontenstuar. Nga pika e bardhë nuk gaboi Pepelu, që me golin e minutës së 45+7 vendosi ndeshjen. Në fushë për Granadën luajti 82 minuta edhe Myrto Uzuni, që u zëvendësua nga Callejon. Me këtë sukses "Lakuriqët" shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e tetë, ndërsa Granada me vetëm gjashtë pikë mban vendin e parafundit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Real Madridi 'ngec' në shtëpi dhe i fal kreun e La Ligas Gironas! Valencia mposht me penallti Granadën, Uzuni në fushë 82 minuta
S.Dh/ReportTv.al