Myrto Uzuni në stërvitjen e sotme

Myrto Uzuni lë pas dëmtimin

3 Prill, 14:42
  • Share

Myrto Uzuni duket se ka lënë pas dëmtimin në 'tendinën e Akilit' dhe do jetë i gatshëm për Jose Ramon Sandoval të enjten, me Granadan që pret në "Los Carmenes" Valencian në orën 20:00 për raundin e 26-të në La Liga, sfidë kjo e prapambetur.

Sulmuesi i Kombëtares këtë të mërkurë është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe bashkë me të edhe Lucas Boye, një tjetër lojtar i dëmtuar i Granadës.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle dyshja kanë zhvilluar një praqitje normale duke mos shfaqur asnjë problem në stërvitjen e parafundit para ndeshjes në kampionat.

Kujtojmë se 27-vjeçari beratas ishte i grumbulluar me Kombëtaren për dy ndeshjet miqësore të marsit, por u largua nga ekipi për shkak se ndjente dhimbje, por duket se ka lënë pas gjithçka.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?