Gjimshiti, Uzuni dhe Kombëtarja

Myrto Uzuni dhe Berat Gjimshiti 'lokomotiva' e Kombëtares

25 Janar, 17:54
  • Share

"Trajneri i Kombëtares të aktivizojë lojtarët që kanë më shumë minuta në këmbë dhe janë në formë", kjo është shprehja që dëgjon sa herë që Shqipëria e futbollit është në prag të sfidave dhe trajneri publikon listën e futbollistëve.

Por cilët janë lojtarët me më shumë minuta që janë pjesë e kuqezinjve?

Nëse i hedhim një sy aktivizimit të lojtarëve nga sezoni 2018 e në vijim, Myrto Uzuni është lojtari që ka luajtur më shumë se të gjithë. Pasi luajti në Shqipëri, beratasi provoi edhe Kroacinë, Hungarinë dhe tanimë në Spanjë me Granadan ka bërë mirë duke rritur vlerën e tij. 27-vjeçari ka në total 17 mijë e 19 minuta lojë, me një mesatare prej 78 minutash për ndeshje.

Duke përfshirë edhe kohën e luajtur me Kombëtaren, në vend të dytë renditet Berat Gjimshiti. Kapiteni ka 210 ndeshje në total me Atalantën për 16 mijë e 488 minuta. Pas tij vjen Ivan Balliu, që në pesë sezonet e fundit ka luajtur 194 ndeshje për 16 mijë e 133 minuta. Pas tyre janë Ylber Ramadani, Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi, Nedim Bajrami dhe Thomas Strakosha.

Me kuqezinjtë që do luajnë në grupin B të Euro 2024 kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, forma dhe minutat që lojtarët kanë në fushë do jenë vendimtare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?