Mynyr Koni në krye të UT-së 
perfundon numerimi, ja fituesit

21 Prill 2016, 09:27| Përditesimi:

  • Share
Një ditë pas numërimit të votave të pedagogëve në të gjithë vendin po shkon drejt përfundimit edhe ai i studentëve. Pas shpalljes rektor të Universitetit të Tiranës të Mynyr Konit janë bërë publik edhe fituesit e disa universiteteve të tjera në kryeqytet. 
 
Ndërkohë gara ka qenë më e fortë mes kandidatëve te Universiteti i Mjekësisë dhe te ai i Sporteve, ku rëndësi në shpalljen e rektorëve fitues ka pasur vota e studentëve. Në mesnatë në këto dy universitete përfundoi numërimi i votave të studentëve, ku u shpall te Mjekësia rektor Arben Gjata, ndërsa te Sportet Agron Cuka.

Universiteti i Sporteve- Agron Cuka me 40 vota kundrejt Artan Shytajt i cili mori vetëm 36. Rektor i Universitetit të Mjekësisë është shpallur  Arben Gjata
  
Në Durrës fiton Kseanela Sotirofski
 
Universiteti i Vlorës- Roland Ziso
 
Universiteti  i Shkodrës-Adem Bekteshi
 
Universiteti i Gjirokastrës- Bektash Mema
 
Universiteti i Korçës- Ali Jashari

Mynyr Koni ka fituar në të gjitha fakultetet, përjashtuar atë të Gjuhëve të Huaja, ku Klodeta Dibra ka fituar me 100 vota ndaj 36 në favor të tij.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?