Kronikë

Myftiu i Tiranës: Vota është dinjitet është pushtet! S'ka vend për hatërmbetje e për ndasi

25 Prill 2021, 16:10| Përditesimi: 25 Prill 2021, 17:32

  • Share

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të shprehin vullnetin e tyre me votë. Për "Report TV", Gurra u shpreh se vota është dinjitet e pushtet.

"Sot është një ditë e diel e mrekullueshme. Dëshiroj ti  drejtohem  çdo besimtari që të dalë pa ngurrim me besim për të shprehur demonstruar dhe shpalosur bindjet e tyre dhe për të përdorur të drejtën e madhe të pushtetit të tyre në këto zgjedhje. Çdo qytetar në këto 5 orë i drejtohem përmes kësaj  thirrje që të dalë të shprehë votën për cilëndo bindje, qeverinë aktuale apo tjetër. E rëndësishme është që zëri ynë të dëgjohet të shpaloset, vota është dinjitet, vota është pushtet një e drejtë sublime në sistemin demokrat, vota është domethënie e të gjithë sistemit tonë. Ne u japim përgjegjësi të gjithë klasës politike e cila do të marrë përgjegjësinë e administrimit. Çdo qytetar dhe qytetare të dalë bashkë me familjet dhe ta shprehë këtë në kutitë e votimit cilado qoftë preferenca e tyre", tha ai.

Po ashtu ai bëri apel për respektimin e rezultatit të votimeve, duke thënë se cilado qoftë pala fituese, nuk kanë vend ndasitë politike.

"Shprehja me vullnet të lirë e votë, ne jemi shqiptarë vëllezër dhe motra, ndaj e djeshmja e sotmja dhe nesërmja cilado qoftë pala fituese është atdheu ynë i përbashkët Shqipëria. S'kanë vend aspak ndasitë politike. Ne na bashkon një bindje e shprehjes së votës në mënyrë paqësore. Vota e lirë në paqe është domethënia e të gjithë sistemit tonë demokratik dhe paqësor", u shpreh Gurra.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?