Muziktarët e Tiranës vlerësohen për kulturën origjinale që kanë krijuar pas 100 vjetësh

30 Shtator 2020, 16:36| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 16:55

  • Share

Në "Ditën Kombëtare të trashëgimisë Kulturore" u promovua libri "Trashëgimia Shpirtërore e Tiranës në muzikë" i muzikologut Vasil Tole, si dhe Bashkia e Tiranës vlerësoi me certifikata mirënjohjeje muziktarët dhe familjet muzikore popullore të Tiranës, si Fitnete Rexha, Xhavit Xhepa, familjen Lela, Muharrem Gurra, Kasem Hallulli edhe shumë të tjerë, të cilën kanë dhënë kontribut të madh, deri tek pasardhësi që po e trashëgon Edi Balili

“Xhavit Xhepa pas vdekjes, vlerësohet këngëtar zë art edhe interpretues i shquar i këngëve popullore qytetare të Tiranës, që krijuan një standard të ri për të gjithë brezat paraardhës të Tiranës”.

Muzikologu Vasil Tole, njëkohësisht edhe autor i librit, e sheh këtë aktivitet në Muzeun Historik Kombëtar, si një mundësi të mirë, për t’u bërë apel edhe brezave të rinj të cilët duhet ta ruajnë këtë traditë
“Duhet parë në kuadër të Ditës së Trashëgimisë, që në thelb është një respekt i madh që shteti, institucionet duhet të kontribuojnë duke dhënë vlera në trashëgiminë materiale. Kjo është një ditë respekti, që një libër e provokoi këtë gjë edhe bashkia e Tiranës e kapi si ide edhe ktheu mbarsh një vlerësim të padhënë për 100 vite këtyre familjeve të mëdha muzikore tiranase që kanë krijuar një nga kulturat më origjinale të qyteteve shqiptare”, shprehet muzikologu Vasil Tole.

Libri "Trashëgimia Shpirtërore e Tiranës në muzikë" shoqërohet edhe me një cd, në të cilën janë përfshirë këngët më të njohura tiranase.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?