Foto ilustruese

Muzikë të lartë në lokal duke prishur qetësinë, policia shoqëron banakierin në Tiranë

12 Korrik 2020, 13:46| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 13:48

  • Share

Banakieri i një lokali në Tiranë është shoqëruar në polici dhe ndaj tij ka nisur hetimi pasi është konstatuar se vendoste muzikë të lartë.

"Në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën "Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç", thotë policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2020 01:26

    Duhet qe lokaleve qe kane muzike tu viret kusht qe para hapjes muret ti kene te veshur me anti-zhurmues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?