Kronikë

Muzikë, shampanjë dhe kërcim në mes të rrugës, ja videoja e plotë e vajzave që bllokuan trafikun në Astir me ‘performancën’ e tyre për Tik Tok, pamje me dron

26 Gusht 2021, 13:10| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 13:14

  • Share

Vajzat që disa ditë më parë bllokuan trafikun e Astirit, duke revoltuar shoferët, kishin menduar me “detaje” gjithçka për “performancën” e tyre të filmuar me dron në Tik Tok.

Videoja nis me momente nga makina, teksa vajzat kërcejnë dhe mbajnë në dorë një shishe shampanjë.

Më pas 3 prej, dalin nga makina luksoze dhe të sinkronizuara kërcejnë nën ritmin e një kënge, ndërsa njëra mundohet të hapi shampanjës nga makina.

Pasi përfundojnë “përformancën”, ato i hipin makinës dhe largohen duke lënë pas zhurmat e borisë së shoferve të cilët pritën derisa ato mbaruan “çmendurinë” e tyre.

Shoferja e makinës të cikën përdorën gjatë xhirimeve të sfidës në Tik Tok, 21-vjeçarja, V.D u gjobit dhe u shoqërua në komisariat.

21-vjeçarja e cila rezultoi se nuk kishte as leje drejtimi është ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?