Foto ilustruese

Muzikë live në orën policore, vihen në pranga dy shqiptarët në Athinë pasi mbanin lokalin hapur duke shkelur masat Anti-COVID

14 Mars 2021, 08:26| Përditesimi: 14 Mars 2021, 08:33

  • Share

2 shqiptarë janë vënë në pranga të policisë në Greqi, pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate me muzikë live, gjatë periudhës së karantinës, duke thyer masat Anti-Covid.

Mediat greke Skai, raporton se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar ishin këngëtarë të njohur. Këngëtarët qendronin brenda në lokal deri në orët e mëngjesit dhe më pas largoheshin.

Mësohet se ata janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për arsye se kanë mbajtur hapur aktivitetin janë gjobitur me 5 mijë euro. Ndërkohë që të gjithë klientët sipas policisë u gjobitën me 30 euro të gjithë klientët e lokalit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?