Muzikë franceze nga trio klasike në Vlorë! Instrumentisti Vlorent Xhafaj dhe dy artistë të huaj koncert për artdashësit vlonjat

26 Qershor 2023, 18:39| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 18:53

  • Share

Instrumentisti i njohur Vlorent Xhafaj bashkë me dy artistë të huaj mbajtën një koncert klasik me pjesë të kompozitorëve francezë në teatrin Petro Marko. Koncerti i muzikës klasike u ndoq me mjaft interes nga artdashësit vlonjat.

Virtuozi i violonçelit, Vlorent Xhafaj bashkë me Anna Göckel në violinë dhe Pierre-Yves Hodique në piano luajtën trio në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Artdashëshit e muzikës klasike shijuan tingujt e muzikës franceze.

"Një koncert shumë i bukur e dëgjova me shumë interes dhe shumë kënaqësi", tha një zonjë italiane.

"Një kryevepër sepse ishin artistë virtuz, Vlorenti që është edhe vlonjat jam shumë e kënaqur. Ka shumë nevojë Vlora, sepse qytetaria është mësuar me vepra të artit, aq më tepër klasike që i kanë munguar këto vite qytetit, aq më tepër në këtë teatër të rikonstruktuar ndihet mirë edhe muzika klasike edhe muzika e dhomës", u shpreh një shqiptar.

Një publik i ngrohtë, në një teatër fantastik vleresojnë artistët në fund të koncertit.

"Jam shumë e lumtur që ndodhem në këtë vend të bukur. Jam shumë e kënaqur që ndamë këtë repertor shumë specifik të muzikēs franceze, që e dua shumë she shpresoj që edhe ata ta kenë shijuar. Jam e emocionuar të ndieja kaq shumë ngrohtësi nga publiku", tha Anna.

"Hera e parë që vij, shumë bukur edhe qyteti , mundëm të shijonim edhe detin sot, publiku i mrekullueshëm", tha Pierr.

"Si përherë është shumë emocion në Vlorë. Ka pasur 4 vjet që para pandemisë që juk kisha luajtur, e kam jo vetëm kënaqësi por e ndiej edhe si detyrim të vij herë pas here në qyterin e Vlorës për të luajtur vetë, por edhe për të sjellë kolegët më me vlera që unë mendoj që lyaj me ta,në skenat Europiane. Publiku është shumë i ngrohtë si përherë", u shpreh Vlorent Xhafaj.

Tre instrumentistët luajtën pjesë të kompozitorëve të njohur francez Ravel, Faure dhe Lekeu. Koncerti u mbajt nën kujdesin e ambasadës franceze me rastin e javës së kulturore franceze në Shqipëri.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?