Eurovision

'Muzikë e gjeopolitikë', pesë fakte që nuk i dinit për Eurovisionin

10 Maj 2018, 16:11| Përditesimi: 10 Maj 2018, 16:20

  • Share

Në edicionin e 63-të të konkursit të këngës, Eurovision, marrin pjesë 43 vende. Pjesë e festivalit është edhe Eugent Bushpepa me këngën "Mall", që ka siguruar finalen në Eurovizion këtë vit. Më poshtë vijojnë pesë fakte për një spektakël që tërheq çdo vit rreth 200 milionë telespektatorë

– Një ngjarje e jashtëzakonshme –
Paraqitur nga organizatorët si spektakli më i madh i argëtimit televiziv në botë, Eurovision mban gjtihashtu rekordin ”Guinness” për konkursin muzikor më jetëgjatë të publikuar në televizion.

Në vitin 2016, dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e organizuar në Stokholm kanë arritur një audiencë totale prej 204 milionë telespektatorësh.

Konkursi, i zhvilluar vitin e kaluar në Kiev e pa këtë shifër në rënie, në 182 milionë sepse Rusia nuk e ka transmetuar programin pas përjashtimit të kandidates së saj, Julia Samoilova.

Rreth 40 000 mbështetës janë pritur këtë fundjavë në Lisbonë për të dëgjuar këngëtarët që do të dalin në skenën e ”Altice Arena”.

– Pesë të mëdhenjtë… dhe Australia –
Përveç vendit pritës, pesë shtete të tjera janë kualifikuar për natën finale në bazë të një kriteri financiar.

Formuar nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja, ky grup i “Big Five” mbledh kontribuesit e Bashkimit Europian të Radio-televizionit (UER), që organizon Eurovizionin.

Gjithashtu, për arsye tregtare, Australia është bërë në vitin 2015, vendi i 52-të që ka marrë pjesë të paktën një herë.

Konkursi ka njohur një sukses të tillë që prej viteve 1980, kur organizuesit kanë vendosur të hapin portat. Një vit më pas, kandidatja australiane Dami Im doli e dyta.

– Admirimi i publikut homoseksual –
Conchita Wurst, përfaqësuesja e Austrisë në vitin 2014, do të mbetet një nga momentet e shënuara të historisë së Eurovizionit, ku u panë rregullisht flamuj me ngjyrat e ylberit përkrah të atyre të vendeve konkurrente.

Çdo vit, baret dhe diskotekat e homoseksualëve janë lumturuar të organizojnë mbrëmje tematike dhe pjesë nga konkursi, kthyer në një monument të kulturës homoseksuale në Europën Perëndimore.

– ABBA dhe sukseset –
Me përjashtim të grupit suedez ABBA, që ka fituar edicionin e vitit 1974 me këngën “Waterloo”, pjesa më e madhe e këngëtarëve të zbuluar nga Eurovizion kanë njohur një sukses me kohëzgjatje të shkurtër.

Grupi i popit me 400 milionë albume të shitura do të rikthehet në studio për të regjistruar dy këngë të reja, 35 vjet pas albumit të tyre të fundit.

– Pas muzikës, gjeopolitika –
Krijuar mes Luftës së Ftohtë si një kauzë e unitetit mes vendeve pjesëmarrëse, konkursi i Eurovizionit u bë menjëherë një dhomë e rivaliteteve kombëtare, ilustruar edhe një herë vitin e kaluar nga përjashtimi i kandidates ruse për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit, përsa i përket Gadishullit të Krimesë.

Lista e incidenteve diplomatike është e gjatë, nga bojkoti i Austrisë për konkursin e organizuar në vitin 1969 në Spanjë tek refuzimi i Armenisë për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2012 në Azerbajxhan.

Disa herë, pjesëmarrësve u është kërkuar të modifikojnë këngët e tyre për të shmangur tensionet politike. /atsh/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?