Muzika shkodrane 'zbret' në Pazarin e Vjetër të Korçës

7 Tetor 2023, 16:35| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 18:09

  • Share

Një iniciativë kulturore që çon qytetin shkodran drejt juglindjes së vendit, për t'ju bashkuar një feste të bukur siç është “Dasma”.

“Është privilegj për ne shkodranët, ti japim një cop shkodre Korcës”, tha Martina Serreqi.

“Eshtë pak e cuditshme, sepse ne jemi brez  ri, është e bukur sepse duhet trashëguar tradita”, shton Masel Paplekaj.

Një dasmë karakteristike shkodrane nuk i përkiste vëtëm dy familjeve por, gjithë qytetit, tashmë u ekspozua para publikut artdashës korçar në Pazarin e Vjetër të qytetit.

“Dasma shkodrane në Korcë, iniciativë e qëndrës Arka, është një institucion që përmban vlerat artistike të qytetit. Është stimulimi ceremonial i dasmës, i ndarë në disa faza të dasmës”, u shpreh Lorenc Radohani.

Me iniciativën e qendrës rinore “Arka” dhe të profesor Lorenc Radovanit, kjo natë magjike nën ritmet e këngës qytetare shkodrane, synon t’u përcillet edhe brezave të rinj për ti përqafuar sa më shumë me traditën tonë unike.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?