Muzika pop ndihmon
personat me dëmtime në tru

11 Dhjetor 2013, 18:15| Përditesimi:

  • Share
Dëgjimi i muzikës pop mund të ndihmojë pacientët me dëmtime të rënda në tru të kujtojnë sërisht kujtimet personale, sugjeron një studim i ri.

Kërkuesit, zbuluan se pacientët e me dëmtime në tru, kujtojnë një numër të madh kujtimesh, kur janë duke dëgjuar një këngë, ndryshe nga ata që nuk kanë dëmtime të trurit.

Studimi, nga Dr Amee Baird dhe Dr Severine Samson, ishte i pari për të hetuar fuqinë muzikore në rikthikthimin e kujtimeve në njerëzit me dëmtime të trurit.

Në të gjithë personat e përfshirë në studim, shumica e kujtimeve ishin të një personi,  apo një periudhë të jetës dhe ato ishin zakonisht pozitive.

Dr Baird dhe Dr Samson arritën në përfundimin se muzika është një stimulues efektiv për nxjerrjen e kujtimeve autobiografike dhe mund të jetë e dobishme.

Ato shpresojnë se puna e tyre do të inkurajojë të tjerët të kryejnë studime të mëtejshme.

Ato gjithashtu bënë thirrje për studime të mëtejshme.


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?